Maqedoni: 2 milionë dollarë subvencione për kompanitë ajrore

Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit e Maqedonisë ka njoftuar se do të ndajë rreth 1.99 milionë dollarë fonde direkte për të mbështetur linjat ajrore që shërbejnë në vend në vitin 2018, shkruajnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.

Marrëveshja me kompaninë aktuale, e cila deri tani ka marrë mbështetje financiare nga Shkupi, skadon më 2018, transmeton Albinfo.ch.

Maqedonia e ka nisur politikën e mbështetjes së kompanive ajrore që me buxhetin e shtetit të vitit 2012, kur nënshkroi kontratën e parë me “Wizz Air”. Më 2015 marrëveshja u zgjat edhe për tre vjet të tjera.

Sipas regjistrit zyrtar të tenderëve të BE-së, vlera e kësaj kontrate, e cila zgjat deri në vitin 2018, është 600,00 euro, ose 706,000 dollarë.
Sipas modulit të kapacitetit të aviacionit, “Wizz Air” është linja ajrore më e madhe në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button