Vdekja e ngadalëshme e Popull Arbërit

Sulejman Mehazi

Sulejman Mehazi

Lajme të hidhura e pikëlluese po na vjen nga familja e Popull Arbërit të Ballkanit, pas shumë e shumë përgjërimeve e sfidave shekullore Popull Arbërit dal nga dalë po i vjen fundi i egzistencës fizike. Pas shumë përpjekjeve mjekësore, pas shumë sëmundjeve të njëpasnjëshme gjuhësore, psikike, politike, morale, mendore e shpirtërore, i biri i Bardhylit dhe Teutës, Popull Arbëri po shkatërrohej përfundimisht. Eee, sa të mëdhenj e të fuqishëm, sa mbretër e sulltanë, sa faraonë e cezarë, sa të folmesh gjuhësh perandorake kanë humbur e zhdukur, sa popuj e kombe të fuqishëm mba mend historia, ku janë?, kurrkun, janë zhdukur me farë, gjak e gjuhë, e pse jo, kjo tragjedi mos t’i ndodhte dhe Popull Arbërit të dobët, i copëtuar nga armiqtë, i vrarë e i prerë dhe nga vetvetja. Ku shkuan e i treti përgjithmonë historia të pamposhturit perandorë, ku? Ç’u bë me Perandorinë Romake, me atë Bizantine e Osmane u shuan e u zhdukën nga sipërfaqja e dheut. Atëherë me çfarë arsye e logjike të mbetej gjallë Popull Arbëri i sëmurë përtej mase fizikisht me shtatë operacione kirurgjike të shkëputura nga trupi i tij siç janë: Tirana, Prishtina, Janina, Shkupi, Mollakuqenishi, Sanxhaku e Ulqini.

Vdekja e gruas Albania, Popull Arbërin e kishte lënë pa djalë e trashëgimtarë, bashkëshortja Albania ia kishte lënë amanet shtatë vajzat: Shqipërinë vajzën më të madhe, të dytën Kosovën, Çamërinë, Iliridën, Diasporën, Mollëkuqen dhe të bijën më të vogël Ulkonjën. Të bijat e Popull Arbërit derisa ishin të vogla përkujdesej vet ai, me kalimin e kohës rriteshin e bëheshin më të pavarura nga babai i tyre i moshuar Popull. Mu atëherë kur duhej ndihmuar Popull Arbërit plak, të sëmurë, të bijat e lanë vet e të mjerë pa një farë përkujdesje. Shqipëria, më e madhja bijë e Popull Arbërit që në kohën e poburtetit ishte dashuruar rëndë e keq pas Monarkut për t’u bërë princeshë, pasionet lakmuese princore e bënë që të harronte prejardhjen, fisnore të gjakut arbëror që; më vonë për shkak mosmarrëveshjes politike e mbretërore, Monarku, befasisht do të largohej e do ta lë ashtu të mjerë Shqipërinë e Popull Arbërit për askund. Kjo gjendje amorfe e agonike e detyroi që të bënte kurrorëzimin e dytë me Komunizmin, kjo e bëri që njëherë e përgjithmonë të braktisë doket, zakonet e traditat folkloristike familjare arbërore. Pas vdekjes së Komunizmit, Shqipëria e plandosur, e çuar zhag e mashtruar keq, herë me një burrë e herë me tjetër e si e moralshmja e familjes së Popull Arbërit do të martohej për së treti herë me Narko Demokratin duke u treguar si e fisëshmja e si trashëgimtarja e teutave e bardhylave.

Vajza e dytë më e përvuajtura e më e mençura Kosova fatkeqësisht do të dashurohej me djalin Pronto të familjes më të madhe Parti, e cila familje në emër të patriotizmit e luftës për çlirim të Kosovës, do ta shfrytëzonte bukuroshen Kosovë deri në maksimumin e paskajshmërisë korruptive, jo vetëm kaq, por edhe tinëzishtë do ta tradhtonte Kosovën me vajzën më të bukur serbe Mitrovica Metohija.

E ç’të themi për vajzën e tretë të Popull Arbërit, pos fjalëve të shëmtuara, vajzë naive e orospi që nga koha e Ali Pashait, i cili në emër të pashallëkut të tij shk….nte si të donte Çamen e bukur të Popull Arbërit, jo vetëm kaq, por Çamen do ta shfrytëzojnë seksualisht edhe grekët deri në vdekjen e saj të parakohëshme. Ilirida e mësuar nga motrat tjera, e pasionuar pas lakmive jo vetëm që do ta harrojë rrjedhën e familjes Arbëri, por për t’i humbur gjurmët fisnore e familjare arbërore do të ndërronte edhe emrin prej Ilirida në Maqedoni për shkak bombave të fshehta seksuale. Stilin më të mirë të jetës luksoze do ta çonte Diaspora, ajo lazdrania europiana, që herë mbahej si krenaria e familjes së Popull Arbërit, me traditat e saja prindore, e herë për shkak jetës së shthurur epshore bënta dashuri gjuhësore, shoqërore e seksuale me persona të popujve të tjerë europian: gjerman, zvicëran, frances, norvegjez që me hapa të ngadalëshëm e të sigurtë i humbi shenjat arbërore njësoj sikurse Arnautja e tridhjetê viteve të më parshme në Turqi, pa nam e nishan. Kur motrat e mëdhaja kishin rrëshqitur e kishin devijuar, kur ato kishin marrë rrugët e devijimeve familjare, gjuhësore e kombëtare, atëherë çfarë do themi për vajzat më të reja e më të vogla Mollëkuqen dhe Ulkonjën të cilat dhe këto humbën e u harruan nga familja e madhe e Popull Arbërit, ajo, Mollëkuqja u martua me serbin Nishin, kurse tjetra më e vogla Ulkonja me Malëziun e Podgoricës.

Prandaj kot e kemi rrugët devijuese e shkatërruese të bijave të Popull Arbërit janë në vazhdimësi e rritje, çdo ditë e më shumë po sëmuhemi, dobësohemi, zvogëlohemi, zbrazemi, zhdukemi deri në vdekjet tona familjare, morale e kombëtare.

10 dhjetor 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP