Me takime me Cvetanovin dhe Tviningun, Xhaferi e përmbylli vizitën në Uashington

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në margjinat e Forumit parlamentar të sigurisë në Uashington u takua me Cvetan Cvetanov, koordinator i grupit parlamentar të partisë në pushtet GERB në Kuvendin Popullor të Republikës së Bullgarisë.

Nga pres shërbimi kuvendor njoftuan se Xhaferi dhe Cvetanov kanë biseduar për tema me interes të përbashkët, me ç’rast është theksuar se Republika e Bullgarisë, si kryesuese e ardhshme e BE-së, e di rëndësinë e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për këtë arsye do të jetë përkrahëse e fuqishme në këtë drejtim. Temë tjetër të rëndësishme për të cilën biseduan ishin projektet infrastrukturore rajonale.

Средба Џафери Твининг

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është takuar edhe me kryetarin e IRI-t, Daniell Tvining. Në takim, kryetari Xhaferi ka nënvizuar se puna e IRI-t në Maqedoni është më se e mirëseardhur për shkak se, siç ka theksuar,  anketat që i realizojnë ata, përveç asaj që janë neutrale, tregohen edhe si precize, që u konfirmua me rezultatet e zgjedhjeve të paradokohshme. Të dyja palët janë pajtuar se ky bashkëpunim është i dobishëm dhe do të vazhdojë në të ardhmen me intensitet më të madh.

Me këto dy takime Xhaferi e përfundoi vizitën e punës në Uashington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button