Cilat lëngje duhet të pini në dimër?

Mania e lëngjeve të frutave dhe perimeve bio po pushton botën, duke zëvendësuar në mënyrë të menjëhershme të gjitha dietat. Bordo sjell disa nga recetat e yjeve deri tek ato që sugjerojnë chef-at e mëdhenj, të cilat do t’ju mbajnë në formë.

Aromat e yjeve

Kur chef-i Thierry Marx nisi të interesohet për lëngjet e frutave, e kuptoi se ato janë vërtet të shëndetshme. Rezultati: një menu me receta për të pirë dhe për të ngrënë 100 % vegane. Lëngu që sugjeron quhet Detox Delight. Baza e saj është lëngu i lakrës së kuqë me portokall dhe fruta pylli. Efekti, do të jetë suprizuar. Provoni edhe recetën me avokado, domate, luleshtrydhe dhe bazilik.

100 për qind franceze Pa frikë mund të quhet nektari magjik dhe shërbehet me një vazo qelqi të riciklueshme të viteve ’60. Baza e saj janë perime organike dhe agrumet, kombinuar banane me lëng kokosi dhe xhensen. Eh, është nga ato shije që mbahen mend gjatë.

Pas jogës

Pasi keni përfunduar një seancë të shëndetshme joge, keni nevojë sidomos tani në dimër, të konsumoni një lëng frutash të pasur me anti-oksidantë dhe acide yndyrore esenciale. Përbërja e saj është e thjeshtë: Domate, luleshtrydhe, shalqi dhe aloe vera.

Nju Jork, Nju Jork!

Versioni origjinal i konceptuar nga Mark Grossmann ka qenë thjesht një smoothi. Por tani vjen në një version të moderuar: zgjidhni ose recetën me banane, spinaq, kivi dhe lëng kokosi, ose provoni atë me karrotë, mollë, xhenxhefil dhe panxhar të kuq.

Një ditë organike

Konsiderohet nga nga recetat më IN të momentit, e provuar me sukses sidomos për efektet e saj kurative nga emra të njohur të shoubizit. Baza e saj është e thjeshtë, por 100 për qind organike. Dardhë, koper, spinaq dhe koriandër. Është lëngu i mirëqënies.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button