Nëntë të lënduar në një aksident zinxhiror në rrugën Gostivar-Kërçovë

 Nëntë persona prej të cilëve njëri më rëndë kanë marrë lëndime trupore në aksidentin zinxhiror të tre automjeteve që dje rreth orës 17 e 30 minuta ka ndodhur në rrugën rajonale Gostivar – Kërçovë në afërsi të separacioneve të hapura, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Të tre automjetet të cilat janë përfshirë në aksidentin janë me targa të Gostivarit edhe atë të markës “Golf” të drejtuar nga F.O. (34), “Lupo” të drejtuar nga Z.M. (58) dhe “Kia” të drejtuar nga T.A. (59), të gjithë nga Gostivari.

Në aksidentin lëndime të rënda trupore, ka marrë Z,M., shoferi i “Lupo”-s, derisa shoferi i “Kia”-s së bashku me shtatë bashkudhëtarë të tjerë nga të tre automjetet kanë marrë lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit prej ku pas dhënies së ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Dëmi i përgjithshëm vlerësohet mbi 300 mijë denarë. Policia ka kryer ekspertizë dhe sipas informacioneve fillestare shkak për aksidentin është mosrespektimi i distancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button