REPUBLIKA POETIKE SHQIPTARE

Recension për librin jubilar “105 vjet vargje atdheut”.

Libri “100 vjet vargje atdheut”pa dritë në në vigjiljen e shënimit e të kujtimit të 100-vjetorit të shtetit aktual, Shqipëri. Kjo nuk pati fatin të jetë e plotë, por e copëtuar dhe më shumë se gjysma e saj e rirobëruar, e pushtuar nga fqinjtë e tyre grabitçarë. Së këndejmi, pjesa jugore e trojeve shqiptare, Çamëria, u aneksua nga Greqia, pjesa shqiptare e Kosovës nga ish-Jugosllavia.

Përkundër plagës së re risunduese, ishte fat se pas kohës së Skenderbeut Shqipëria u bë dhe u pranua shtet i njohur në botë, me shpresë se një ditë rrjedha e historisë do të jetë në të mirë të shqiptarëve.

Ndonëse territoret shqiptare gjeografikisht e administrativisht u copëtuan, libri që keni në duar nuk e ka këtë fat. Në të të shkrimtarët, poetët shqiptarë, janë në një sofër tok me amën Shqipëri, pleqërojnë për fatin e atdheut dhe të etnisë, i përshfaqin aspiratat e tyre për liri dhe pavarësi të plotë përmes llojeve e stileve poetike kudo që janë, duke sjellë para lexuesve veçantitë krijuese autoriale dhe vendore .

Fadil Curri
Shkruan: Fadil Curri

Artikullimi përmes gjuhës poetike nëpër kohë e lëvizje të ndryshme kulturore, shpesh duke flijuar edhe kënaqësinë e jetës e të vetë jetës, sidomos e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e të obskurantizmit komunist ballkanik, kur u formësua ideshmëria apirative përmes poezisë, pastaj klithmat mospajtuese e daktisjes së tërësisë shqiptare, shprehin pasuri artistike e ideore panshqiptare jo vetëm të kohës kur u shkruan, por edhe te brezat e pastajmë si duhet lidhur nyja e strategjisë çlirimtare kombëtare përmes poezisë. Metafora rrezatuese e vargur shqiptar e shkrimtarëve të ish-Jugosllavisë është busull e ecjes së lirë drejt lirisë individuale e kolektive të njeriut e popullit.

Përmes vargjeve të përkushtimta me decenie e shekuj u fisnikërua shpirti shqiptar deri në ditët e sotme e tëhu, të cilat i hasim dendur edhe në ribotimin e këtij libri pas 5 vitesh jubilare, këtë herë për nder të 105-vjetorit të shtetit shqiptar. Vargjet e kulluara mirë me brumë e frymëzimisht atdhetar këtu i këngëtojnë poetët nga Shqipëria aktuale, ata nga Kosova, Maqedonia, Çamëria, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, nga kolonitë shqiptare të Italisë e mërgata. Është spektër kulturifikues letrar që frymon shqip, që porosit në këtë gjuhë dhe trimëron shpesëdhënshëm po kështu. Libri “105 vjet vargje atdheut”, që e keni në duar, i ngjan një republike letrare me gjuhë të zgjedhur të shpirtit poetik shqiptar.

Libri “105 vjet vargje atdheut”- Sulm e Lot, përfshinë poezitë e 105 autorëve nga tradita dhe bashkëkohësia, të përzgjedhura nga shkrimtari Ekrem Ajruli, e botuar nga Arbëria Design në Tetovë më vitin 2017 dhe ka 256 faqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button