Interi mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Serie A edhe pas derbit me Juventusin

Nuk ka sjellë fitues përballja e ‘titanëve’ të futbollit italian.

Derby D’Italia i zhvilluar mes Juventusit si vendas dhe Interit, ka përfunduar pa gola (0-0).

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 16-të, ashtu siç edhe pritej u zhvillua me intensitet të lartë, me vendasit që kishin më shumë nga loja.

Zonja e Vjetër në disa momente rrezikoi seriozisht portën e Interit, por ishte portieri Samir Handanovic që më pritje të jashtëzakonshme shpëtoi skuadrën e tij.

Interi me këtë barazim mbetet lider me 40 pikë, dhe mbetet skuadra e vetme e pamposhtur në Serie A këtë edicion

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button