Prishtinë, gjatë pasdites një 17-vjeçar u sulmua me thikë
Një 17-vjeçar është therur me thikë në Prishtinë, sulmi ka ndodhur në rrugën “Gustav Majer”.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për Insajderin.
“Rreth orës 19:10 kemi pranuar informatën për një therje me thike në rrugën “Gustav Majer “ personi i lënduar mashkull, Sh.P – 17 vjeçar , menjëherë është transportuar për në QKUK .
Ahmeti ka thënë se lidhur me rastin në fjale policia ka identifikuar personin e dyshuar dhe është në kërkim të tij.