Prizren, u mbajt “Koncerti miqësor i koreve të grave”

Në hamamin historik “Mehmet Pasha” në qytetin e Prizrenit në Kosovë, sot në organizimin e Institutit “Yunus Emre” në Kosovë u mbajt “Koncerti miqësor i koreve të grave”, ku u kënduan këngë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Kori muzikor “Nexhmije Pagarusha” në Prishtinë, kori i grave në Pejë, kori muzikor i grave turke në Prishtinë dhe kori i grave turke “Zubeyde Hanim” në Prizren, të cilët gjatë tërë vitit u mbështetën nga Instituti “Yunus Emre” në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, sot në kuadër të “Koncertit Miqësor të Koreve”, të organizuar në hamamin historik “Mehmet Pasha” në Prizren, kënduan këngë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjuha turke.

Në këtë koncert mori pjesë edhe Kori i mësimdhënësve të Shkollës së Mesme të Lartë “Anadollu Yavuz Sulltan Selim” nga qyteti Trabzon i Turqisë.

Gjatë fjalimit të saj në hapje të këtij evenimenti, ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, Kıvılcım Kılıç tha se Prizreni është një shembull i bashkëjetesës së shumë kulturave dhe se këto 5 kore të grave janë shembujt më të mirë të miqësisë dhe vëllazërisë.

Ndërsa drejtori i Intitutit “Yunus Emre” në Prishtinë, Mehmet Ülker në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se muzika është një gjuhë universale. “Gjuha universale e muzikës i bashkon njerëzit. Edhe qëllimi ynë këtu është që duke i bashkuar këto kore të forcojmë lidhjet mes popujve tanë”, tha ai.

Në Koncertin miqësor, për të cilin qytetarët e Prizrenit treguan një interesim të madh, morën pjesë edhe deputetja nga Partia Demokratike Turke e Kosovës, Müferra Şinik si dhe përfaqësuesit e institucioneve turke në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button