Në Kuds, Bregun Perëndimor dhe Gaza, mbi 90 palestinezë të plagosur

Gjatë protestave të sotme në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza, për shkak të vendimit të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, janë plagosur të paktën 92 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, njoftuan se gjatë protestave të sotme, në përleshje me forcat izraelite në Kudsin Lindor janë plagosur 12, në Bregun Perëndimor në qytetet Ramallah, Bethlehem dhe Tulkerim 48 dhe të paktën 32 palestinezë në Gaza.

Ndërsa një një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se gjatë protestave të sotme në Bregun Perëndimor dhe Gaza në 20 pika erdh deri tek përleshjet me palestinezët.

Gjithashtu u theksua se të paktën 600 palestinezë në Bregun Perëndimor hodhën gurë ndaj ushtrisë dhe dogjën goma të automjeteve. Të paktën 450 palestinezë morën pjesë në përleshjet me forcat izraelite.

Në lidhje me përleshjet në Kudsin Lindor, thuhet se të paktën gjashtë palestinezë janë plagosur si dhe dy pjesëtarë të policisë izraelite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button