Iu dha lamtumira e fundit Blerim Pecit (VIDEO)

Sot aktori nga Kosova Blerim Peci ndërroi jetë.

Homazhet dhe ceremonia lamtumirëse iu dha sot. Kolegët e familjarët nuk arrinin të përmbanin dhimbjen që i shkaktoi ikja në moshë të hershme e Pecit.

Ai ka ndërruar jetë të shtunën pas një sëmundjeje të rëndë.

Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e pati nisur në emisionin “Show Meselation”.

Ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” i cili është transmetuar në televizionin publik.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button