Daul: krimi dhe droga e pengojnë Shqipërinë në rrugën e Evropës

Droga dhe krimi janë një problem për zhvillimin e Shqipërisë.

Ka qenë ky mesazhi i përcjellë përmes “Twitter”-it nga presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul, përcjell “Shekulli

“Krimi dhe droga në Shqipëri janë një problem i madh që pengon rrugën e Evropës. Përpjekje reale duhet të bëhen për të luftuar këto krime me transparencë të plotë”, shkruan ai në postimin e parë.

Mandej Daul e ka theksuar mesazhin e tij përmes një postimi të dytë ku thotë: “Aspiratat për Bashkimin Evropian të Shqipërisë do të jenë vetëm kur të ketë sundim të ligjit, të zbatohet pavarësia e drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button