Ben Apolloni nga Kosova sjellë “Plaçkitësit” në Kumanovë

Në janar të 2018-s, në Teatrin e Kumanovës do të vjen premiera më e re “Plaçkitësit” sipas Joe Orton në regji të Ben Apollonit nga Kosova, njofton Portalb.mk.

Edhe pse “Plaçkitësit” trajton momente të hidhura jetësore dhe momente tragjike, në stilin teatror paraqet komedi e zezë.

““Plaçkitësit” është një komedi e zezë me plot kuptimin e fjalës, sepse ndodhë në një ditë funerali, në një ditë kur familjarët e të vdekurës do të duhej të ishin duke mbajtur zi, por ata në atë ditë i bëjnë të gjitha të zezat, duke mos pasur pikë respekti për të vdekurën. Kjo komedi e mbushur përplot situata e batuta komike, në fakt është shumë e hidhur dhe fshikulluese për njeriun e kohës tonë i cili ka humbur të gjitha vlerat njerëzore. Vlera për të cilat gjithmonë është folur, por duket se kurrë nuk kanë ekzistuar”, u shpreh për Portalb.mk, regjisori Ben Apolloni.

Personazhet e komedisë “Plaçkitësit” në regji të Ben Apollonit dhe ndihmës-regjie Ibër Deari, në skenë do të vijnë nën interpretimin e aktorëve rezidentë të Teatrit të Kumanovës: Sefedin Shabani, Shkëlqim Islami, Ismail Kasumi, Qazmedin Nuredini, Mirsad Abazi, dhe aktores mysafire nga Shkupi, Rabije Alilovska.

Përndryshe, kjo vepër e Joe Orton është konsideruar shumë provokuese dhe ka shkaktuar shumë debat në kohën kur është shfaq për herë të parë (1965).

Në trajtimin regjisorial aktual, në skenën e Teatrit të Kumanovës kjo shfaqje do të jetë provokuese, por jo vetëm më përmbajtjen por edhe si realizim skenik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button