Koment: Njё fund i hipokrizisё, Trump me sa duket nuk i di pasojat e vendimit tё tij

Ka njё sёrё temash, pёr tё cilat kёrkohet hipokrizi. Ndёr to bёn pjesё edhe diskutimi, nёse Turqia duhet tё bёhet anёtare e BE-sё, por nё to bёn pjesё edhe i ashtuquajturi proces i paqes mes Izraelit dhe palestinezёve. Tema e parё ёshtё mbyllur me presidentin turk Tayyip Erdogan, ndёrsa pёr temёn e dytё ishte tё mёrkurёn presidenti amerikan Donald Trump, i cili i dha fund hipokrizisё. Me deklaratёn e tij, se e njeh Jeruzalemin si kryeqytet tё Izraelit dhe se ambasada amerikane do tё zhvendoset atje, ai nё fakt pranon realitetin. Megjithatё ai ka shkaktuar me kёtё vendim njё tёrmet tё vogёl, qё do tё dёmtojё edhe interesat amerikane, transmeton Dojce Vele.

Njё sipёrmarrёs shkatёrron atё qё ka dёshtuar

Si sipёrmarrёs Trump e di, se pas njё dёshtimi dhe falimentimi ka njё fillim tё ri. Kёshtu presidenti do tё shkatёrrojё, atё pёr tё cilёn beson, se ka dёshtuar. Nё sytё e tij kёtu bёn pjesё i ashtuquajturi proces i paqes mes Izraelit dhe palestinezёve. E pёrse pra tё mos provohet njё tjetёr proces?

Nё fund tё fundit asnjёri prej dy protagonistёve nuk ka dashur dhe nuk e do paqen me kushte, qё mund t’i pranojnё tё dyja palёt. Palestinezёt mё 2001-2007 e refuzuan kthimin e 97% tё territorevetё pushtuara duke pёrfshirё edhe Jeruzalemin lindor. Ata donin tё gjitha ose asgjё e tani mbeten duar bosh. Izraeli nga ana e tij ka vazhduar me konsekuencё politikёn e ngulimeve hebreje – e me kёtё ka bёrё fakte tё kryera. Nёn kryeministrin Benjamin Netanjahu Izraeli nuk ёshtё mё i gatshёm pёr lёshime. Izraeli i do tё gjitha dhe mё i forti i merr tё gjitha – duke pёrfshirё kёtu edhe ambasadёn amerikane nё Jeruzalem.

Autor Rainer Hermann (picture-alliance/dpa)Rainer Hermann, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitung

Trump me sa duket nuk i di pasojat e vendimit tё tij nё Lindjen e Mesme. Atё e ka motivuar pёr kёtё vendim vetёm politika e brendshme – ai iu pёrmbajt premtimit qё u dha pёrkrahёsve tё tij evangjelikan dhe lobit tё fuqishёm hebre. Nё Lindjen e Mesme me kёtё ai forcon Iranin – qё krahas Turqisё – mund tё pёrfitojё si mbrojtёs i interesave islame.

Zgjidhja e ҁёshtjes palestineze nё Sinai?

Se ҁfarё “marrёveshje” e madhe mund tё vijё pas shkatёrrimit, pёrҁarjes alla Trump, ёshtё ende e paqartё. Gjithnjё e mё shumё po kristalizohet, se Egjipti njё pjesё tё Sinait duhet ta lirojё si “territor komepnsues” pёr palestinezёt. Por kjo sigurisht qё nuk do ta paqёtojё rajonin dhe ndoshta zgjidhja do tё jetё vetёm njё paqe tjetёr, qё i jep fund paqes sё tё gjtihёve.

Komenti i Rainer Hermann ёshtё marrё nga gazeta Frankfurter Allgemeinen Zeitung.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button