Zidane: Ronaldo më i miri i historisë

‘Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe numrat për flasin për të”. Ky është mendimi i Zinedine Zidane për fituesin më të ri të ‘Topit të Artë’. Tekniku francez që drejton Real Madrid e vijon më tej mendimin e tij për portugezin, transmeton Top Channel.

“Flas për atë që ka bërë deri tani, por edhe për atë që mund të bëjë në të ardhmen. Unë mendoj se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madrid. Ai është i lumtur në këtë skuadër dhe do ta mbyllë këtu karrierën, pasi ma ka pohuar vetë. Nuk përshkruhet me fjalë Cristiano Ronaldo dhe ajo që e bën atë fenomenal”, tha Zidane.

“Një futbollist mund të vijë dhe të qëndrojë këtu për 20 vjet dhe nuk mund të arrijë ato që Ronaldo ka arritur. Shpresoj që të vazhdojë të bëjë historinë këtu, deri sa të tërhiqet nga futbollit”, tha Zidane.

LEXO – Ronaldo: Jam futbollisti më i kompletuar i historisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button