Dy të vdekur gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës

Dy pjesëtarë të Lëvizjes islamike radikale të rezistencës palestineze (Hamas) e humbën jetën sot gjatë sulmeve izraelite ajrore në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sulmet ajrore të Armatës izraelite ndaj caqeve të Rripit të Gazës paraqesin përgjigje ndaj tre raketave të hedhura prej kësaj enklave palestineze ndaj territorit të Izraelit, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet izraelit.

Në kumtesën e Forcave të armatosura të Izraelit theksohet se caqe të sulmeve ajrore kanë qenë katër objekte të Hamasit, të cilat janë shfrytëzuar si depo ushtarake dhe objekte për prodhimin e armëve.

Si përgjigje ndaj sulmeve me raketa, siç publikoi paraprakisht MIA, aeroplanët izraelitë dje kanë bombarduar një kamp për trajnim dhe një depo për municion të Hamasit në Rripin e Gazës. Sipas burimeve palestineze gjatë këtyre sulmeve janë plagosur të paktën 15 persona.

Палестинци протести

Forcat izraelite të sigurisë dje i vranë edhe dy protestues, të cilët kanë hapur zjarr ndaj një grupi palestinezësh të cilët protestonin në Rripin e Gazës pranë kufirit me Izraelin, për shkak të vendimit të Uashingtonit. Gjatë incidenteve janë lënduar edhe të paktën 16 persona.

Me rastin e vendimit amerikan, palestinezët dje shpallën “Ditën e zemratës”, në korniza të së cilës u mbajtën protesta në më shumë pjesë të Bregut Perëndimor dhe në Jerusalemin lindor. Gjatë përleshjes të protestuesve me forcat e Sigurisë së Izraelit janë lënduar të paktën 217 palestinezë.

Ерусалим протести

Protesta për shkak të vendimit të Trampit u mbajtën edhe në Bejrut, Damask, në kampet palestineze të refugjatëve në Liban dhe Siri, si dhe në Jordani, Egjipt, Indi, Afganistan dhe Pakistan.

Disa qindra myslimanë mbrëmë mbajtën lutje para Shtëpisë së Bardhë, duke e shprehur në këtë mënyrë protestën e tyre për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë mbajtën shalle në ngjyrat e flamurit palestinez, ndërsa në tubimin mbanin edhe parulla me dënim të kolonizimit hebraik të Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor”.

Бела куќа протести

Kryenegociuesi palestinez Saeb Erekat mbrëmë deklaroi se palestinezët nuk do të bisedojnë me SHBA-në derisa presidenti amerikan, Donald Tramp nuk e ndryshon vendimin e tij për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Erekat në një deklaratë për televizionin Al Xhazira theksoi se në rrethanat aktuale udhëheqësia palestineze “është duke i shqyrtuar të gjitha opsionet” si përgjigje e mundshme ndaj vendimit të Trampit.

Ai megjithatë refuzoi të theksojë se cilat opsione është duke i shqyrtuar Administrata autonome palestineze.

Трамп одлука

Tramp të mërkurën solli vendim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet izraelit dhe e urdhëroi Departamentin Shtetëror të fillojë procedurë për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Izrael prej Tel Avivit në “Qytetin e Shenjtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button