Serbia dhe Bullgaria nënshkruan Memorandum për çmime më të ulëta për roaming

Qeveritë e Serbisë dhe të Bullgarisë sot në Beograd nënshkruan Memorandum për zvogëlimin e çmimeve ndërkombëtare për roaming dhe për shërbimet elektronike për komunikim.

Memorandumin në emër të të dyja qeverie e nënshkruan ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve Rasim Laiiq dhe ministri bullgar i Komunikimeve, teknologjive informatike dhe lidhjeve, Ivajllo Moskovski.

Ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit u mbajt në kuadër të takimit të sotëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq me kryeministrat e Greqisë, Aleksis Cipras, të Bullgarisë, Bojko Borisov dhe të Rumanisë, Mihaj Tudose. Serbia është shteti i dytë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila pas Maqedonisë nënshkroi marrëveshje të tillë me Bullgarinë.

Autoritetet bullgare paralajmëruan se Sofja është duke negociuar për uljen e çmimeve roaming edhe me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button