Zaev:Të veprojmë me vendosmëri dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit

Korrupsioni është kërcënim për vendosjen e sundimit të së drejtës, ndërsa ne morëm obligim se në Maqedoni do të sundojë drejtësia. Sepse, duhet të veprojmë me vendosmëri dhe me zero tolerancë ndaj korrupsionit, porositi kryeministri Zoran Zaev në video fjalimin me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit.

Në të porosit dhe i inkurajon të gjithë që në mënyrë aktive të përfshihen në luftën e përbashkët përmes denoncimit të korrupsionit dhe pa frikë nga pasojat.

Askush, thotë, nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia. “Qeveria jonë dhe unë si kryeministër, por edhe të gjithë përfaqësuesit e pushtetit lokal, si dhe përfaqësuesit e sektorit civil dhe të sektorit privat, kemi përgjegjësi të përballemi me sfidat serioze që korrupsioni i vendos para nesh”, thekson Zaev.

Shton se vetëm së bashku dhe sfidues, do të krijojmë politika të suksesshme, dhe do të vendosim themele për një ardhmëri më stabile, ekonomike dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Nga suksesi i luftës kundër korrupsionit, thekson, varet suksesi i shtetit tonë.

Në fjalimin thekson se veprimi korruptues është kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të Maqedonisë tonë.

“Me zërin tuaj e morëm funksionin më përgjegjës, të udhëheqim me këtë shtet. Reforma është në vijim dhe po intensifikohet. Ndryshimet në Republikën e Maqedonisë nënkuptojnë përpjekje për institucionet profesionale dhe sigurim të të drejtave dhe lirive të çdo njeriu. Me ndryshimet ndërtojmë një shoqëri të vetme në të cilën nuk ka vend për korrupsion”, thotë kryeministri Zaev në video fjalimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button