Në hapësirë antike me stil modern, grafisti Burhan Ahmeti dje hapi ekspozitën personale (FOTO)

Në Çifte Hamam në Çarshinë e Shkupit, mbrëmë, me një ceremoni solemne, grafisti nga Gostivari, Burhan Ahmeti hapi ekspozitën e tij personale, njofton Portalb.mk.

Në hapësirën me elemente antike siç është Çifte Hamami i Çarshisë, veprat artistike të Ahmetit erdhën me një stil modern të cilat sillnin me vete elemente të jetës njerëzore dhe kuptimit të marrëdhënieve të tyre në dimensione të ndryshme kohore dhe vendore.

Kjo ekspozitë personale e njëmbëdhjetë e Burhan Ahmeti solli me vete vepra të llojit grafikë të punuara me teknikën gjilpërë e thatë e drugdhendje dhe pikturë me teknikën akril në pëlhurë.

“Ne e kemi ditur se Burhan Ahmeti do të ngritet në nivelin e artistit me vlera të mëdha. Andaj me shumë dëshirë dhe pranuam që ai sot të nis ekspozitën e e tij”, tha drejtoresha e Galerisë Nacionale të Maqedonisë, Dita Starova.

“Mes simbolikës dhe asocimit, të së kaluarës dhe të tashmes, gjurmët e së kaluarës dhe nxitjes së risisë, elementet figurative të shenjave, simboleve, materialeve e përcaktojnë dhe transformojnë hapësirën si forma të reja”, tha Bundalevska.

Ekpozitën e shpalli të hapur profesoresha Nora Halimi e cila tha se Burhan Ahemti ka qenë gjithmonë krijues proaktiv, me kurajo dhe guxim për të ndjekur instiktin e tij, për të eksploruar gjini, teknika dhe subjekte te ndryshme artistike, i udhehequr emocionalisht herë më shumë nga imagjinata, e herë nga dija dhe pervoja, por gjithmone i udhëhequr nga pasioni për të transmetuar përmes veprës së tij energjitë e tij me të mira krijuese.

Sodisja e veprave të Ahmetit kaloi nën tingujt e bukur të saksafonit, interpretuar nga Aleksandra Ilieva.

Ekspozitën e Burhan Ahmetit në galerinë Çifte Hamam, artdashësit do të mund ta vizitojnë deri më 17 dhjetor.

Është kjo ekspozita e njëmbëdhjetë individuale e Burhan Ahmetit. Ndryshe, ai ka marrë pjesë edhe në mbi njëqind ekspozita kolektive dhe koloni artistike në vend dhe jashtë.

Burhan Ahmeti ka diplomuar në vitin 2001 në Fakultetin e Arteve në Tetovë – dega e grafikës, ka magjistruar në Fakultetitn e Arteve të Bukura në Prishtinë në vitin 2005, ndërsa doktoroi në Novi Pazar në vitin 2016. Aktualisht punon në Fakultetin Pedagogjik në Shkup ku ligjëron metodikën e artit figurativ.

Image may contain: 1 person, standing, crowd and indoor
FOTO: Osman Demiri
Image may contain: one or more people, people standing and indoor
FOTO: Osman Demiri
No automatic alt text available.
FOTO: Osman Demiri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button