Ronaldo renditet i dyti më i miri në historinë e Realit, akoma larg Di Stefanos (FOTO LAJM)

Gazeta e njohur spanjolle AS ka hapur një sondazh për tifozët e klubit mbretëror se kush është më i miri i historisë, Ronaldo apo Di Stefano.

Zgjedhje ishte e vështirë pasi të dy lojtarët kanë një rekord për t’u pasur zili dhe një numër marramendës të golave të shënuar.

Di Stefano luajti në 396 ndeshje zyrtare për Realin, ku shënoi 307 gola, duke e ndihmuar klubin të fitonte pesë Liga të Kampionëve, tetë La Liga, një Kupë, një Kupë Interkontinentale dhe një Kupa Latine.

Ndeshjet dhe trofetë e fituar nga Di Stefano dhe CR7!
Cristiano, nga ana tjetër, ka luajtur 412 ndeshje dhe ka shënuar 418 gola, duke fituar tre trofe Pichichi. Gjatë karrierës së tij, portugezi ndihmoi Realit të fitojë tre trofe të Ligës së Kampionëve dy La Liga, dy Kupa, dy Superkopa të Spanjës, tre të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube.

Përmes një sondazhi të botuar nga AS.com, tifozwt nuk kishin asnjë dyshim: 61.62 për qind e përdoruesve të internetit vendosën të votonin për Di Stefanon, ndërsa vetëm 38.38 për qind e votave të përgjithshme prej 20.494 votuesve shkuan për Cristiano Ronaldon.

326443

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP