Ndërroi jetë aktori Blerim Peci

Ka ndërruar jetë sot aktori i njohur i humorit Blerim Peci, njoftoi aktroi Fehmi Ferati në rrjetin social fejsbuk, përcjell Portalb.mk.

Siç bëri të ditur Ferati, homazhet për të ndjerin Peci do të bëhet do të bëhen sot prej orës 13:00 në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ndërsa lamtumira e fundit do të mund të bëhen deri në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Mitrovicës.

“Herët bre Bel, shumë para kohe të shkruaj këtë lajm për ty. Rënd, shumë e rëndë bre! Njoftojmë miqtë, shokët, familjarët e bashkëpunëtorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë! Prej ora 13:00 deri 15:00 organizojmë homazhin në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë ndërsa varrimi bëhet prej ora 16:00 në varrezat e qytetit në Mitrovicë”, shkruan në fejsbuk Fehmi Ferati.

Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend. Ai karrierën e pati nisur në emisionin “Show Meselation”.

Ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit humoristik “Vikendi” i cili është transmetuar në televizionin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button