Një ministër izraelit propozon ndërtim të 14.000 shtëpive hebraike në Jerusalem

Në lagjet hebraike në Jerusalemin Lindor planifikohet ndërtim i mijëra shtëpive të reja, publikoi gazeta izraelite “Maariv”.

Gazeta i referohet programit, të propozuar nga ministri i Ndërtimtarisë dhe Banimit, Joav Galant, me të cilin propozohet ndërtimi i gjithsej 14.000 shtëpive, prej të cilëve 6.000 në Jerusalemin Lindor, ndërsa 8.000 në atë Perëndimor.

“Pas vendimit historik të Trampit, planifikoj ta aktivizojë ndërtimin e pjesëve tjera të Jerusalemit”, tha ministri.

Palestinezët, siç përkujton MIA, dëshirojnë që Jerusalemi Lindore të jetë kryeqytet i shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur dhe ashpër kundërshtojnë ndërtimin e banesave të reja për të shpërngulurit hebraikë në territorin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button