Protestat në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, 67 të plagosur

Është rritur në 67 numri i palestinezëve të plagosur nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që edhe 178 të tjerë janë përballur me rrezik nga asfiksimi si rezultat i gazrave të përdorur.

Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës përmes një deklarate me shkrim njoftoi se 11 palestinezë janë plagosur nga plumba të vërtetë, 52 me plumba gome dhe katër të tjerë nga goditjet e ushtarëve.

Sipas deklaratës, 178 palestinezë janë rrezikuar nga asfiksimi si rezultat i gazrave të hedhur.

Të mërkurën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Jerusalemit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button