Të paktën 14 paqesorë të KB-së janë vrarë gjatë një sulmi në DR Kongo

Të paktën 14 paqesorë të KB-së e kanë humbur jetën, ndërsa rreth 40 të tjerë janë lënduar sot gjatë sulmit mbi pjesëtarë të Forcave paqesore të Organizatës botërore në DR Kongo.

Siç kumtoi udhlheqësi i misioneve paqesore të KB-së, Zhan-Pjer Lekroa, sulmi ka ndodhur në provincën Kivu në pjesën veriore të vendit, transmeton MIA.

Tani për tani nuk janë kumtuar më shumë hollësira për incidentin, as kush qëndron pas sulmit.

Lekroa tha se është “i shokuar” për shkak të sulmit, duke shtuar se në vijim është evakuimi i paqesorëve të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button