Qindra-mijëra të evakuuar nga zjarret në Kaliforni

Afro 200,000 banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Kaliforni, për shkak të zjarreve.

Guvernatori Jerry Brown ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në San Diego, pasi flakët, të enjten, janë përhapur nga 10 hektarë në 4,100 hektarë në vetëm pak orë, transmeton REL. 

Tre zjarrfikës janë plagosur dhe rreth 500 ndërtesa janë shkatërruar.

Një vdekje është raportuar në qarkun Ventura, por nuk është konfirmuar nëse ajo ka lidhje me zjarret.

Shtëpia e Bardhë tha se është në kontakt me autoritetet e Kalifornisë dhe e gatshme për të ofruar çfarëdo ndihme që është e nevojshme.

Kjo është dita e pestë e zjarreve në Kaliforni, të shkaktuara nga moti ekstrem: erërat e forta dhe terreni i tharë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button