Tilerson: Për statusin final të Jerusalemit do të vendosin Izraeli dhe palestinezët

Vendimi përfundimtar për statusin e Jerusalemit do të varet nga negociatat midis izraelitëve dhe palestinezëve, deklaroi sot sekretari shtetëror amerikan, Reks Tilerson.

Deklarata e këtillë e Tilersonit pason pas vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe ta zhvendosë Ambasadën e SHBA-së nga Tel Avivi në këtë qytet, transmeton MIA.

“Me respekt ndaj të tjerëve nga Jerusalemi, presidenti nuk fliste për status përfundimtar për Jerusalemin”, deklaroi Tilerson në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin francez të Punëve të Jashtme Zhan-Iv Le Drian.

“Ai ishte shumë i qartë se statusi përfundimtar, duke i përfshirë kufijtë, do t’u lihet të dyja palëve që për to të negociojnë dhe të vendosin”, tha Tilerson.

Рекс Тилерсон Париз

Sekretari amerikan i Shtetit theksoi se është pak e sigurt që Ambasada e SHBA-së të zhvendoset nga Tel Avivi në Jerusalem në një të ardhme të afërt dhe shtoi se kjo “me siguri nuk do të ndodhë vitin e ardhshëm”.

Zhvendosja pritet të zgjasë disa vite që të bëhet tranzicion, edhe për arsye sigurie dhe arsye të tjera.

Tilerson, i cili ndodhet në Paris, ku po merr pjesë në takim kushtuar situatës në Lisbonë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button