Nga lobi sionist, tek dhëndrri Jared Kushner: Çfarë merr në këmbim Presidenti amerikan për Jerusalemin?

Ditën pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet, Trumpi mori atë që pritej: protesta të dhunshme palestineze. Gjithçka e parashikuar? Ose ndoshta jo. Diçka duket se mungon. Për shembull, një gjest i Benjamin Netanjahut, që i përgjigjet dhuratës historike të Amerikës me një ofertë njësoj bujare. Një lëvizje izraelite që e bën të besueshëm, premtimin e Trumpit për procesin e paqes. Nuk ka as hije, për momentin.

Pra, lëvizja e Trumpit, a mos është pjesë e një një plani të paracaktuar, në të cilin të tjerët duhet të bëjnë pjesën e tyre?

Mungesa e një kundërpale izraelite duket se justifikon sfondin, ashtu si ai i Mark Landler në Neë York Times, i cili rindërton vendimin e Trumpit në aspektin e politikës së brendshme.

“Presidenti që i mban premtimet e tij”, është një mesazh drejtuar një hapësire elektorale amerikane, që e solli atë në Shtëpinë e Bardhë. Në plan të parë spikat manjati i kazinove të  Las Vegasit, Sheldon Adelson, dhe shoku i tij Morton Klein i cili kryeson Organizatën sioniste të Amerikës, një grup konservator pro-Izrael. Hetimi i Neë York Times rindërton një rrjet takimesh dhe telefonatash, mes këtyre të dyve dhe Trumpit.

Adelson kontribuoi në fushatën elektorale dhe tani merr mbrapsht realizimin e premtimit, që e kishte më shumë për zemër.

Përveç krahut të djathtë të bashkësisë hebraike amerikane (të pasur dhe bujarë por pakicë, duhet të mos harrohet: shumica e votuesve hebrenj-amerikanë janë demokratë, shpesh ultra-progresistë), ekziston bota e evangjelistëve. Fondamentalistët mbështesin Netannjahun, që me reshtimin e tyre me të tjathtën izraelite, që nga koha e Bushit.

Mbetet për t’u kuptuar Jared Kushner. Çuditërisht, dhëndrri i parë është renditur ndër mbështetësit e lëvizjes në kryeqytetin e Jeruzalemit, bashkë me Steve Bannon; kundër kësaj, deri në fund, ishin Sekretari i Shtetit dhe ai i Mbrojtjes, gjenerali Mattis. Roli i Kushnerit është enigmatik duke marrë parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera me Arabinë Saudite të princit Mohammed bin Salman.

Teoria më e guximshme pohon se sauditët protestojnë sa për sy e faqe, por tani kanë lënë mënjanë dosjen Palestinë, përpara problemit numër një, që është Irani.

Përllogaritja djallëzore e Kushnerit do të mund të ishte kështu: të përdorim shpalljen për Jeruzalemin, për të treguar se sa i holluar është fronti arab dhe sa i rëndë është izolimi i palestinezëve. / Burimi: La Repubblica – Në shqip nga Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button