Maska me kos për të gjitha tipet e lëkurës

100 gramë kos përmban rreth 1 miligram zink, element që lufton inflamacionin, përshpejton krijimin e qelizave të reja dhe rregullon prodhimin e sebumit.

Kosi është i pasur me kalcium, mineral që epiderma jonë e përdor për të rinovuar qelizat dhe për të parandaluar dehidratimin.

Kosi gjithashtu përmban disa vitamina B, duke përfshirë B2, B5 dhe B12. Acidi laktik është një nga përbërësit kryesorë të kosit, përbërës që gjendet gjithashtu në shumë produkte për kujdesin e lëkurës.

Maska e mëposhtme është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, shkruan Living.al.

Përbërësit:

Gjashtë deri në shtatë petale të freskëta të një trëndafili

Dy lugë ujë trëndafili (organik nëse është e mundur)Mund ta përftoni duke zjerë disa petale në një enë me ujë.

Një lugë çaji mjaltë

Një lugë gjelle kos

Përgatitja:

Vendosini petalet në një enë dhe shtypini. Shtoni mjaltin, kosin dhe ujin e trëndafilit. Aplikojeni direkt në lëkurë dhe mbajeni për 10 minuta.

Përveç maskës së fytyrës më lart, mund të aplikoni kos natyral në fytyrën tuaj duke e përhapur me mollëzat e gishtave me lëvizje rrethore. Kjo gjë ndihmon në hidratimin e lëkurës!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button