Turizmi i aventurës, Rama: Kemi potencial! Ta zhvillojmë

Në panairin e parë për Sportet e Aventurës, organizuar me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Kryeministri Edi Rama foli për potencialet që ky sektor ofron për rritjen e turizmit në vend, transmeton Top Channel.

Kryeministri tha se bëhet fjalë për një potencial të jashtëzakonshëm për të nxitur turizmin, shtuar punësimet dhe me paga të kënaqshme.

Sipas Ramës, Shqipëria renditet e pesta në Europë për këtë potencial.

“Shqipëria është vendi i pestë në Europë për potencialet që ka për të zhvilluar turizmin e aventurës. Turistët e aventurës janë instrumenti më efikas për promovimin e turizmit dhe janë turistët më besnikë”, tha ai.

Për të zhvilluar këtë, Kryeministri thotë se ka nevojë për më shumë punë e bashkëpunim, por u shpreh i bindur se edhe falë këtij lloji turizmi, “ditë më të mira janë përpara”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button