Mej: Marrëveshja me KE-në i garanton të drejtat e qytetarëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe pas Bregzitit

Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se marrëveshja e arritur me Bashkimin Evropian i garanton të drejtat e pothuajse tre milionë qytetarëve nga BE-ja në Britani të Madhe dhe të një milion britanikëve në vendet e Unionit.

Ajo konfirmoi se nuk do të ketë kufi “të ngurtë” midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës pas Bregzitit. Problemi me këtë kufi ishte pengesë e madhe për rrjedhën e mëtejshme të negociatave midis Londrës dhe Brukselit.

Mej theksoi se sipas marrëveshjes së arritur me Komisionin Evriopian kufiri do të mbetet i hapur, derisa respektohet sovraniteti kushtetues dhe ekonomik i Mbretërisë së Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button