Ndalesa për automjete në Vodno vazhdon edhe këtë fundjavë

Autoritetet e qytetit përkujtojnë se sot dhe gjatë fundjavës qytetarët do të kenë mundësi që me autobus të ngjiten deri në Vodno të Mesme dhe të bëjnë rekreacion në ajër të pastër. Në dispozicion i kanë të dy linjat e reja provuese të autobusëve 25A dhe 25B, si dhe linjën ekzistuese me numër 25, të cilët gjatë fundjavës dhe festave shtetërore janë falas.

Qyteti i Shkupit duke filluar nga 25 nëntori vendosi ndalesë për lëvizje të automjeteve në rrugën deri në Vodno të Mesme, e cila vlen çdo fundjavë dhe gjatë festave shtetërore. Kjo ndalesë vlen në një drejtim, nga unaza për në Sopishte deri në Vodno të Mesme dhe nga parkingu tek manastiri “Shën Pantelemon” deri në Vodno të Mesme.

Që t’u dilet në ndihmë qytetarëve të cilët dëshirojnë të bëjnë rekreacion në Vodno, Qyteti i Shkupit vendosi dy linja të reja provuese të autobusëve që qarkullojnë sipas parimit shatël-linja, gjegjësisht autobusët mbushen me udhëtarë në stacionin fillestar dhe vozisin pa u ndalur deri në Vodno të Mesme.

Linja provuese me numër 25A qarkullon në relacionin Automakedonija (Stacioni i vjetër hekurudhor) – Vodno e Mesme, përmes rrugës “Shën Cirili dhe Metodi” dhe anasjelltas. Linja provuese me numër 25B qarkullon në relacionin Shtëpia e shtypit – Vodno e Mesme, përmes rrugës “Shën Cirili dhe Metodi”, bulevardi “Nëna Terezë” dhe anasjelltas. Vozitja në tre linjat e autobusëve (25, 25A dhe 25B) në fillim do të jetë falas. Qyteti i Shkupit siguroi edhe parkim falas në garazhin me kate në rrugën “Shën Cirili dhe Metodi” dhe në parkingun tek Tregu i luleve (Shtëpia e shtypi).

Autoritetet e qytetit përkujtojnë se nga ora 9 deri në orën 16 është e ndaluar lëvizja me automjete deri në Vodno të Mesme dhe se mosrespektimi i kësaj ndalese do të ndëshkohet sipas Ligjit për siguri në rrugët e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit shuma e dënimit është 45 euro në kundërvlerë të denarit.

Ndalesa për lëvizje të automjeteve motorike deri në Vodno të Mesme nuk do t’u dedikohet autobusëve të NPQ “Shkup”, automjeteve të policisë, brigadës zjarrfikëse, ndihmës urgjente mjekësore, shtabeve për intervenime urgjente dhe automjeteve me leje të posaçme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button