Protesta masive kundër vendimit të Trampit për Jerusalemin

Mijëra persona në Indonezi dhe Malajzi u bashkëngjitën në demonstratat kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp që ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, ndërsa autoritetet e përforcuan sigurinë rreth ambasadave amerikane.

Liderët e Indonezisë dhe Malajzisë, vende me popullatës shumicë myslimane, u bashkëngjitën drejt dënimit të vendimit të Trampit.

Para Ambasadës amerikane në Kuala Lumpur u mblodhën disa mijëra demonstrues të cilët kanë brohoritur mesazhe antiamerikane.

Në Indonezi qindra persona, të veshur kryesisht në të bardhë, por protestojnë para Ambasadës amerikane në Xhakartë. Disa nga ata kanë valëvitur flamuj palestinezë, ndërsa të tjerë brohorisnin “Allahu akbar” (Zoti është i madh).

Protesta priten edhe në Azinë Jugore, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, Izraeli sistemoi qindra policë shtesë brenda dhe rreth Qytetit të Vjetër në Jerusalem, ku sot priten protesta masive të palestinezëve pas xhumasë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button