Peticion online për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Në ueb-faqen “change.org”, iniciativa qytetare “Megafon” ka ngritur një iniciativë për dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për shkak siç thonë ata, sjelljen e tyre jo etike dhe shkeljen e parimit për punë, të publikuar në ueb faqen e KSHZ-së, njofton Portalb.mk.

“Rrogat e anëtarëve të KSHZ-së lëvizin mes 60.000 dhe 70.000 denarë. Në 18 muajt e fundit, tre herë, kanë ndarë gjithsej 12 kompensime dhe aspak nuk e kanë informuar opinionin për atë. Ambasadori e theksoi KSHZ-në si shembull për institucion të korruptuar e cila punon pa transparencë”, thuhet në peticion.

Dorëheqja kërkohet për:

  • Aleksandar Çiçakovski – kryetar
  • Rexhep Prekopuca – nënkryetar
  • Atanas Urumov – anëtar
  • Violeta Duma – anëtar
  • Igor Milev – anëtar
  • Sasho Sërcev – anëtar
  • Silvana Boneva – anëtar
  • Subhi Jakupi – anëtar
  • Ermira Asami Salija – anëtar

Peticionin mund ta nënshkruani: KËTU

Skandali në KSH

Përndryshe, ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli deklaroi se: “Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të fundit në Maqedoni ka shpërblyer veten me 9 rroga shtesë”, ndaj kësaj reagoi KSHZ duke thënë “se kompensimet janë marrë në baza ligjore”. KSHZ vendosi njëzëri që “vendimin për 9 rrogat ta publikojnë në uebfaqe por që paratë nuk do të kthehen”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button