“Brexit”, Britania pranon kushtet e BE-së

Komisioni Evropian sot në mëngjes kumtoi se është arritur progres i mjaftueshëm në pjesën e parë të negociatave për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Komisioni i rekomandoi Këshillit Evropian që ta miratojë konstatimin e njëjtë. Nëse ky rekomandim do të merret parasysh, udhëheqësitë shtetërore dhe qeveritare të BE-së do të vlerësojnë të premten e ardhshme. Nëse Këshilli Evropian shpreh mendim të njëjtë me KE, do të vendoset negociatat të kalojnë drejt shqyrtimit të marrëdhënieve të ardhshme me Londrën.

Komisioni precizoi se vlerësimi i tij bazohet në raportin e përbashkët i cili mbështetet nga kryeministrja britanike, Tereza Mej në takim me kryetarin e KE-së, Zhan Klod Junker. Komisioni është i kënaqur nga arritja e progresit të mjaftueshëm për çështjen për të drejtat e qytetarëve, obligimet financiare të Londrës dhe kufirit midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Junker deklaroi se marrëveshja e arritur është “e drejtë”, por duhet të miratohet prej shteteve në BE. Sipas tij, Komisioni është përgatitur menjëherë t’i fillojë negociatat në pjesën e dytë.

KE thekson se negociatat me Londrën duhet të përfundojnë deri vjeshtën e radhës. Rezultatet e dakorduara duhet të miratohen prej Parlamentit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button