Xhaferi: Shën Klimenti i Ohrit na obligon në solidaritet, urtësi dhe kultivimin e vlerave civilizuese

Kryetari  Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e festës Shën Klimenti i Ohrit.

“Themeluesi i Shkollës së Letërsisë së Ohrit na obligon në solidaritet, urtësi dhe kultivimin e vlerave civilizuese. Krijimi i alfabetit cirilik dhe përhapja e iluminizmit është një shembull i ndritshëm në ruajtjen dhe avancimin e trashëgimisë për të gjithë popujt”, thuhet në urim.

Në të shtohet se kremtimi i çdo feste është një mundësi e mirë që të përkujtohemi në domosdoshmërinë dhe përfitimet nga respekti i ndërsjellë, mirëkuptimi dhe ndihma si dhe t’i dëshirojmë njëri-tjetrit paqe dhe mirëqenie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button