Vardari i thotë lamtumirë Evropës me një pikë

Skuadra e Vardarit është përshëndetur nga garat e Ligës së Evropës, me ndeshjen e sotme të luajtur ndaj Rozenborgut, një herit duke marrë dhe pikën e parë në edicionin e sivjetmë të garës së dytë sipas rëndësisë në Evropë.

Edhe pse futbollistët e trajnerit Çedomir Javenski kishin mundësi edhe ta fitojnë ndeshjen, rezultati 1:1 mundë të thuhet se u ka dhënë kënaqësinë futbollistëve dhe stafit për tu larguar nga këto gara me së paku një pikë.

Të parët në epërsi kaluan futbollistët shkupjan me golin e brazilianit Ytalo, ndërsa norvegjezët barazuar me lojtarin e tyre më të mirë, Nikllas Bendtner.

Vardari i përfundon garat evropiane me një barazim dhe pesë disfata. Në fazën e grupeve Vardari dy herë pësoi disfata nga Zeniti dhe Real Sosiedati, ndërsa me Rozenborgun një herë u mund dhe një herë barazoi. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button