Ministrja Deskovska paralajmëron rishikim të teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskovska ka deklaruar se do të ketë rishikim të teksteve shkollore dhe se ky proces do të kryhet në mënyrë ligjore. Ajo ka shtuar se në procesin e revizionit do të përfshihen të gjithë librat në të cilat janë nënvizuar gabime, fakte të pavërteta, përmbajtje diskriminuese, gjuhë e urrejtjes, paragjykime dhe stereotipe. Deskovska po ashtu ka thënë se revizioni nënkupton eliminimin e përmbajtjeve të pavërteta.

Revizioni nuk do të jetë revizion i fakteve por i fakteve të pavërteta, disa cështje të cilat kanë ndodhur nuk mund t’i fshijë nga historia as unë as askush tjetër , por gjuha e urrejtjes, gjuha e paragjykimeve, stereotipet gjithsesi se do të eliminohen dhe duhet të eliminohen. Nuk duhet t’i mësojmë fëmijët tanë me stereotipet, dhe unë hapat e parë që kam bërë në punën time kanë qenë tërheqja e dy librave të cilat kanë pasur në përmbajtjen e tyre paragjykime- deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencave Renata Deskovska.

Duke folur për reformat e paralajmëruara në sistemin arsimor, ministrja Deskovska ndër të tjera tha se nuk mund të thuhet nëse sistemi i Kembrixhit do të hidhet shfuqizohet që nga klasa e parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP