Pse personat e fortë ndërtojnë marrëdhënie të vështira? Kjo është arsyeja

Marrëdhëniet njerëzore ndjekin një dinamikë shumë të veçantë. Disa janë të paparashikueshme, ndërsa për disa të tjera, për fat të keq, duket sikur gjithçka është e shkruar. Ndërkohë ne e mundojmë veten duke u përpjekur ta kuptojmë pse shkuan gjërat në atë mënyrë, shkruan Bota.al.
Problemi, në fakt, është se nuk ekzistojnë dy marrëdhënie identike. Ato mund të nisin në të njëjtën mënyrë, por rrjedha e tyre do të jetë e ndryshme. Mirëpo ka disa faktorë që ndikojnë disi në ecurinë e marrëdhënieve. Në këtë rast nuk flasim vetëm për marrëdhëniet romantike, por edhe për ato familjare, sociale, e deri tek marrëdhëniet me kafshët.

Një këta faktorë që duket disi paradoksal, është vetë njeriu me karakterin e tij. Njerëzit me karakter më të fortë janë më të prirur për t’u gjendur në marrëdhënie të komplikuara. Në marrëdhëniet e komplikuara përfshijmë ato me persona shumë të ngarkuar me punë, me persona që të stresojnë, apo dhe me persona manipulues dhe të dhunshëm. Por pse ndodh kështu? Me siguri edhe ju ia keni bërë vetes një pyetje të tillë.

Nëse këtë problem e sheh në linja të përgjithshme, ai mund të duket paksa absurd, pasi ka plot raste me persona që i kërkojnë vetë marrëdhëniet sentimentale të këtij lloji. Por nuk e bëjnë rastësisht këtë gjë : ekzistojnë arsye të forta se pse ndodh një gjë e tillë dhe më e shpeshta është dëshira për t’u shmangur nga rutina. Personat e qetë, të aftë të gjejnë një ekuilibër me veten e tyre në raste të problemeve, kur shohin dikë tjetër me shpirt më aventuresk, e ndiejnë nevojën për të përjetuar edhe ata emocione të forta, si dhe të dalin prej rutinës së tyre të qetë.

Këta persona kërkojnë një arsye që t’i nxjerrë nga ajo flluska e tyre e qetësisë dhe sigurisë. Me pak fjalë, kërkojnë diçka që t’i bëjë të ndihen të gjallë. Mirëpo marrëdhënie të tilla, shpesh shoqërohen me mungesë mirëkuptimi dhe respekti në çift.

Gjithçka duket si një paradoks, pasi personat që ia dalin të ndihen mirë të vetëm, janë pikërisht ata që japin më shumë nga vetja në një marrëdhënie, pikërisht për shkak të emancipimit të tyre emotiv : nuk i rrinë afër dikujt, thjesht për t’i ndenjur afër dikujt tjetër, apo sepse kanë frikë të mbeten vetëm. Në një situatë të tillë ata zhvillojnë kënaqësinë e të ndarit të gjithçkaje me personin tjetër. Fundi ka dy drejtime : ose gjërat do të ecin mirë në marrëdhënie për personin me karakter të fortë, ose personi në fjalë do të shkatërrohet nga ajo marëdhënie.

Në rastin kur gjërat shkojnë keq, personat me karakter të fortë shkatërrohen përbrenda dhe e kanë shumë të vështirë të besojnë sërish. Me shumë vështirësi dhe pas shumë kohësh ata mund të përfshihen në një marrëdhënie tjetër. Në rastin kur gjërat shkojnë mirë, personi që përfiton, përveç karakterit të fortë, ka dhe një tip më të organizuar për t’i bërë gjërat siç duhet. Në fund, personat e tillë përfundojnë duke u dhënë këshilla atyre që lëndohen nga marrëdhëniet e tyre. Të gjitha këto ndodhi, i bëjnë paksa skeptikë personat e fortë që të besojnë në dashurinë e vërtetë, në atë që secili kërkon të arrijë, pa e sforcuar shumë veten për të ndryshuar për personin tjetër. / Bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button