Phenian: Mbetet çështja kur do të fillojë lufta në Gadishullin korean

Stërvitjet e mëdha të përbashkëta ushtarake të SHBA-së dhe të Koresë Jugore dhe kërcënimet për sulmin parandalues amerikan, e bëjnë luftën në Gadishullit Korean “fakt”, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë Veriore.

“Mbetet çështja kur do të fillojë lufta. Nuk duam luftë, por nuk do të ikim nga ajo nëse SHBA-ja e vlerëson keq nisjen tonë dhe e ndezin fitilin e luftës bërthamore, do t’i detyrojmë të paguajnë për pasojat me forcën tonë të fuqishme bërthamore, të cilën dukshëm e përforcuam”, theksoi zëdhënësi.

Pheniani, deri më tani, siç lajmëron MIA, në disa raste është kërcënuar se do të përdorë bomba bërthamore si përgjigje e sulmit eventual amerikan ndaj vendit, me ç’rast caqe të predhave bërthamore do të ishin territoret e SHBA-së dhe aleatët e tyre në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button