Al Kaeda e dënoi vendimin e Trampit për Jerusalemin

Grupi militant islamist Al Kaeda për Gadishullin Arab e dënoi vendimin amerikan për njohje të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit dhe u bëri thirrje luftëtarëve të vet që t’i “plotësojnë radhët” në shenjë mbështetjeje për palestinezët.

Vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp është “sfidë  e qartë për botën myslimane”, vlerësoi Al Kaeda.

Grupacioni terrorist u bëri thirrje militantëve islamistë që t’i “plotësojnë radhët” dhe të jenë të gatshëm t’i mbështesin palestinezët, ndërsa myslimanët i ftoi që të ndihmojnë me të holla dhe armë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button