Vogëlushja nga Guta Lindore, pret vdekjen në heshtje

Tetë vjeçarja Ravan, e cila jeton në Gutën Lindore, (rajon i cili ndodhet nën rrethimin e regjimit të Bashar al Asadit në Siri) ka rënë në një peshë prej 8 kilogramësh. Vajza e vogël e cila ka mbetur kockë e lëkurë për shkak të mungesës së ushqimit dhe të ilaçeve, po ballafaqohet me sëmundje të shumta duke filluar nga paraliza cerebrale (e trurit) e deri te cirroza, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në rajonin e Gutës Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Asadit dhe të mbështetësve të tij, rreth 400 mijë civilë jetojnë në varfëri, uri dhe kushte të vështira të jetesës.

Në Gutën Lindore ku ka mungesë të mjekëve specialistë, qindra fëmijë po ballafaqohen me rrezikun e vdekjes për shkak të urisë dhe të mungesës së ilaçeve.

Vogëlushja Ravana nga qyteza Mida e Gutës Lindore, e cila po lufton për të mbijetuar, është 8 vjeçare dhe peshon vetëm 8 kilogram. Ajo tani është në një gjendje ku nuk mund të flasë dhe nuk mund të ecë.

Muhammed Omer Nasir, në një deklaratë për gazetarin e AA-së foli për gjendjen e vajzës së tij dhe bëri të ditur se Ravan është sëmurë 4 vite më parë dhe se me kalimin e kohës gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar edhe më shumë.

“Vajza ime është 8 vjeçare dhe peshon vetëm 8 kilogram. Në një rrethim, e cila na la pa ushqim dhe pa ilaçe, ajo po lufton me paralizën cerebrale, dështimin e veshkave, probleme nervore, gjakderdhje akute dhe cirrozë. Vajza ime ka nevojë për një ekzanimin emergjent nga mjekët specialistë”, tha ai.

Duke treguar se në Gutën Lindore nuk ka ekspertë të cilët mund të kujdesen për vajzën e tij, Nasir tha se “Edhe nëse gjendet mjek specialist, është e pamundur të gjejmë ilaçe. Ajo duhet të marrë ushqim të mjaftueshëm”.

“Duhet të largohet nga ky vend menjëherë”

Ai vuri në dukje se shërimi i saj është shumë i vështirë për shkak të kushteve të rrethimit. “Vajza ime duhet të largohet sa më parë nga ky vend. Jemi nën rrethim. Por, duhet të gjejmë ilaçe. Edhe nëse ka janë shumë të shtrenjta”, thotë Nasir.

Sipas tij, gjendja në Gutën Lindore është përkeqësuar shumë sidomos në 2 vitet e fundit dhe shton: “Për shërimin e saj, vajza ime duhet të nxirret jashtë Gutës Lindore dhe të trajtohet në një spital për fëmijë. Ka shumë sëmundje. Ka nevojë për mjekë specialistë. Më e rëndësishimja është se ka nevojë për ilaçe”.

vogelushe- uria

“Tanimë po ushqehet vetëm me qumësht”

Duke rikujtuar se gjendja e vajzës së tij ishte më mirë gjatë vitit të kaluar, Nasir tha se “Vitin e kaluar mund ta furnizoja atë me ushqim. Më parë isha në punë. Mund të bleja ushqim për të me ato që fitoja. Por tani, nuk kemi punë çdo herë. Vajza ime ka nevojë për pemë si molla dhe hurme. Tani këto janë shumë të shtrenjta dhe po ashtu nuk mund t’i gjesh këtu”.

“Tanimë ushqehet vetëm me qumësht. Edhe atë një ditë e kemi, e një ditë jo. Asgjë nuk mund të ha. Çdo 20-25 ditë e ushqejmë me një gyp ushqyes përmes hundës”, thotë babai i vogëlushes Ravan, Nasir.

Në rajon është ndaluar edhe hyrja e ushqimeve elementare dhe ilaçeve, që deri në muajin prill të vitit 2017 mund të hynin në mënyrë ilegale.

Gjatë 8 muajve të fundit për shkak të shtrëngimit të rrethimit nga regjimi dhe grupeve të huaja terroriste mbështetës të regjimit, u bë e pamundur futja e ilaçeve dhe ushqimeve në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button