Ndërtohet linjë e re kanalizimi fekal në fshatin Debresh

Ndërmarrja publike “Komunalec”, ka filluar ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza, për një pjesë të fshatit Debresh në vlerë prej 4,5 milion denarësh.

Drejtori i kësaj ndërmarrjeje, njoftoi se janë eliminuar të gjitha bllokadat për fillimin e punëve ndërtimore dhe se bëhen përpjekje maksimale që punët ndërtimore të realizohen sipas dinamikës së paraparë, transmeton MIA.

“Siç e shihni, filluam sot me realizimin e punëve për ndërtimin e kanalizimit fekal për një pjesë të fshatit Debresh. Linja e kanalizimit që do të ndërtohet është në gjatësi prej 800 metrash. Projekti financohet prej Ministrisë së ekologjisë me një vlerë prej 4,5 milion denarësh”, theksoi drejtori i NP “Komunalec”, Isak Lazami.

Lazami njoftoi, po ashtu, se udhëheqësia e re ka arritur të tejkalojë të gjitha bllokadat që i janë bërë dhe se bën maksimumin që projektet e parapara t’i realizojnë në afatet e parapara.

Punët ndërtimore, pritet që të realizohen në afat prej 15 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button