Gjykata e Apelit vendosi, Damovski, Jovanovski dhe Gjoshevski mbeten në paraburgim

Gjykata e Apelit Shkup sot i konfirmoi paraburgimet për regjisorin Boris Damovski, aktorin Vllado Jovanovski dhe ish-shefin e sigurimit të Trajko Veljanoskit, Goran Gjoshevski.

Nga Gjykata e Apelit për MIA-n konfirmuan se në mbledhjen e sotme publike avokatët e të paraburgosurve kërkuan heqje të paraburgimit dhe caktim të një mase më të butë apo arrest shtëpiak.

Damovski, Jovanovski dhe Gjoshevski përfituan masë paraburgimi për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvendin e RM-së më 27 prill të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP