Gjatë demonstratave në Bregun Perëndimor plagosen dhjetëra palestinezë

 Gjatë demonstratave në Bregun Perëndimor për shkak të vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që të njeh Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”, janë plagosur 49 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstratat janë mbajtur edhe në Hebron, në të cilat intervenoi ushtria izraelite. Siç raportuan dëshmitarët okularë, ushtarët përdorën gaz lotsjellës dhe municion, ndërsa palestinezët përdorën gurë. Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se janë plagosur 49 palestinezë.

Protesta janë mbajtur edhe në Jerusalemin Lindor, dhe Qendrës Kulturore Amerikane. Përleshja mes demonstruesve dhe policisë erdhi kur palestinezët tentuan të hyjnë në Qendër.

Trump në konferencën për gazetarët të mbajtur mbrëmë tha se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si “kryeqytet i Izraelit”. Presidenti amerikan me këtë rast tha se tashmë ka urdhëruar administratën amerikane që të fillojë përgatitjet e zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP