Banka Botërore e gatshme t’i financojë projektet në Ballkan

Banka Botërore është e gatshme t’i ndajë deri në 200 milionë dollarë për projektet me të cilat do të zhvillohej transporti dhe lidhjet tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha sot zyrtarja e lartë e kësaj banke, Christina Georgieva, transmeton REL. 

“Ne jemi të gatshëm t’i financojmë projektet e tregtisë dhe transportit për t’i ndihmuar vendet e rajonit t’i largojnë pengesat që ekzistojnë tash”, tha Georgieva në tubimin ekonomik të nivelit të lartë në Sofje të Bullgarisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, liderët e Ballkanit, përfshirë kryeministrat e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, pastaj presidentët e Kosovës dhe të Malit të Zi dhe ministrin e tregtisë së jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, janë pajtuar për hapat kah integrimi më i thellë në Ballkanin Perëndimor dhe kanë shprehur përkushtim për përmirësim të infrastrukturës dhe lidhshmërisë së rajonit, raporton agjencia Reuters nga Sofja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP