Shulc kërkoi krijimin e “Shteteve të Bashkuara Evropiane” deri në vitin 2025

Martin Shulc kryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, sot bëri thirrje në integrim më të afërt në Bashkimin Evropian me qëllim që të krijohen “Shtetet e Bashkuara Evropiane” deri në vitin 2025, lajmëroi DPA.

Para kongresit të partisë, ai tha se dëshiron që BE-ja të fillojë të punojë në marrëveshjen e re kushtetuese, që do të mundësojë krijimin e një Evrope federale me politikë të vetme në fushat si siguria e brendshme dhe të jashtme, tatimet dhe çështjet monetare, zhvillimin ndërkombëtar dhe dhënies së azilit.

Sipas tij, vendet të cilat nuk duan federalizim duhet të mbesin jashtë Unionit.

Në fjalimin e tij, Shulc vlerësoi se Polonia sistematikisht i minon vlerat evropiane dhe se BE-ja nuk është në gjendje të bëjë diçka, ndërsa Hungaria gjithashtu gjithnjë e më shumë po largohet nga Unioni, përfshirë edhe përmes kontratave me Kinën.

Ai, gjithashtu, kërkoi nga partnerët e vet leje që të fillojë negociata me konservatorët e kancelares Angela Merkel për formimin e koalicionit të gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button