Tilerson bën apel për përshpejtimin e reformave në Ballkan

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson sot në Vjenë vlerësoi se edhe krahas përparimit të caktuar të Ballkanit, në disa pjesë të rajonit edhe më tej është prezent jostabiliteti.

“Qeveritë duhet t’i përshpejtojnë reformat ekonomike dhe politike, duke përfshirë  dhe përforcimin e institucioneve, luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e sundimit të së drejtës”, deklaroi Tilerson në fjalimin në seancën e 24-t të Këshillit të Ministrave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që po mbahet në Vjenë.

Sipas tij, zbatimi i reformave paraqet “hap kyç” për stabilitet dhe prosperitet të Ballkanit.

Si çështje me rëndësi të veçantë, Tilerson e theksoi zbatimin e marrëveshjes për reforma në Bosnjë e Hercegovinë, veçanërisht nga aspekti që në vitin 2018 vendit i paraprijnë edhe zgjedhje për organet e pushtetit në nivel qendror edhe në të dy etnitetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button