BE: Afati përfundimtar për marrëveshje me Londrën skadon të dielën në mesnatë

Komisioni Evropian sot e paralajmëroi Britaninë e Madhe se afati për arritjen e avancimit në përmbylljen e fazës së parë të negociatave për daljen e vendit nga BE-ja skadon të dielën në mesnatë.

Zëdhënësi i BE-së, Margaritis S’hinas deklaroi se Komisioni është i gatshëm të takohet me kryeministren britanike Tereza Mej në çdo moment brenda javës, por më së voni deri të dielën në mesnatë.

Çështja e hapur kryesore në negociatat është statusi i ardhshëm i kufirit mes Republikës së Irlandës dhe krahinës britanike të Irlandës Veriore, ndërsa pastaj edhe marrëdhëniet e ardhshme tregtare kur Britania e Madhe do të jetë jashtë BE-së, statusi i shtetasve të anëtareve të Unionit në vend dhe të britanikëve në bllok, si dhe shumën që Londra duhet t’ia paguajë Brukselit në suaza të obligimeve të ardhshme të ndërmarra.

Sipas S’hunasit, në çdo rast afati përfundimtar për marrëveshje nuk do të vazhdohet gjatë javës së ardhshme.

Тереза Меј и Жан-Клод Јункер

“Kryetari i Komisionit Zhan-Klod Junker është optimist i lindur. Kjo çdoherë i ka ndihmuar në karrierën politike, por në këtë rast nevojiten të dyja palët për marrëveshje”, deklaroi S’hinas.

Ky zhvillim i ngjarjeve do të mund të shkaktojë tronditje në tregjet ndërkombëtare, sepse kompanitë të cilat tregtojnë mes Britanisë së Madhe dhe BE-së nuk do të jenë të sigurta cili do të jetë statusi i tyre i ardhshëm pas Bregzitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button