Nënat kryefamiljare vështirë gjejnë punë, të papunë 30 për qind

Nënat kryefamiljare vështirë gjejnë punë. Vlerësohet se rreth 30 për qind e tyre në vend janë të papuna dhe duhet të ndihmohen për qasje më të lehtë në tregun e punës dhe përmes masave për punësim në Planin operativ.

Kjo u theksua nga pjesëmarrësit e konferencës përfundimtare për projektin “(Vetë)punësim për nënat kryefamiljare”, i financuar nga BE-ja, që e realizojnë Shoqata e grave afariste, Instituti për mbështetje menaxhuese dhe Konfederata afariste e Maqedonisë.

“Në këtë shtet në parim vështirë vihet deri në punësim. Nënat kryefamiljare janë grup i posaçëm që jo vetëm që nuk kanë punë por e kanë edhe atë ngarkesë të daljes nga shtëpia dhe ngarkesën e stigmatizimit nga rrethina dhe kjo është më e vështirë që ato t’i nxjerrim nga shtëpia dhe t’i punësojmë. Megjithatë me programet e këtilla të cilat janë shembull pozitiv konsideroj se mund t’u ndihmojmë edhe atyre edhe fëmijëve”, tha Valentina Disovska, kryetare e Shoqatës së grave afariste të Republikës së Maqedonisë.

Sipas saj, punëdhënësit duhet të jenë të vetëdijshëm se nënat kryefamiljare duhet të punësohen dhe të jenë të vetëdijshme për problemet që i kanë. Porositi se duhet të kenë orar fleksibil të punës që t’u mundësohet të kujdesen për familjen.

Punëdhënësit, sipas Mile Boshkovit nga Konfederata afariste e punëdhënësve, duhet të kenë trajtim të njëjtë gjatë punësimit dhe punëdhënësit të mos publikojnë shpallje të cilat do të jenë diskriminuese.

“Gjithnjë e më shumë po ngrihet vetëdija në Maqedoni dhe është e rëndësishme se njerëzit i trajtojmë njëjtë pa marrë parasysh se nëse janë me pengesa pse në ndonjë kategori tjetër. Është e rëndësishme se të gjithëve duhet t’u jepen mundësi të njëjta”, theksoi Boshkov.

Ai potencoi se projekti ka treguar se nënave kryefamiljare u nevojitet mbështetje e madhe, u nevojitet përfshirje sociale dhe më shumë siguri lidhur me mënyrën në të cilën punësohen dhe mënyrën me të cilën hyjnë në tregun e punës.

Emilia Golova, nënë kryefamiljare dhe pjesëmarrëse në projekt thotë se prindërit kryefamiljarë janë kategori e posaçme, posaçërisht nënat për shkak se në shoqërinë tonë ato janë në gjendje të pavolitshme për shkak të gjendjes ekonomike.

“Ato janë të shqetësuara, nuk kanë mbështetje dhe pikërisht për këtë arsye projektet e këtilla kanë rëndësi jo për shkak të asaj që do t’i ndihmojnë ekonomikisht, por edhe për shkak të asaj që do të tregojnë se dikush në shoqëri kujdeset për to, se me të vërtetë vëren se janë kategori e posaçme e njerëzve të cilëve u nevojitet ndihmë”, theksoi Golova.

Projekti përfshiu nëna kryefamiljare nga Shkupi, Shtipi dhe Manastiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button