Ivanov mbajti fjalim në forumin “Paqe dhe sport” në Monako

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot para pjesëmarrësve në Forumin e 10-të ndërkombëtar “Paqe dhe sport” që po mbahet në Monako, porositi se sporti kontribuon në pajtimin, bashkimin e njerëzve dhe tejkalimin e sfidave të kohës, kumtoi Kabineti i Presidentit.

“Sporti është faktor që kontribuon jo vetëm për pajtim, por për arritje të atyre vlerave, që janë të domosdoshme që një shoqëri të rritë breza të shëndetshëm, sepse të rinjtë janë ata të cilët kanë më tepër nevojë për atë që e ofron sporti – shpirtin garues dhe njerëz të shëndetshëm, në shoqëri të shëndetshme, e cila do të jetë thjeshtë e përkushtuar në paqen dhe prosperitetin”, ka thënë Ivanov, i cili për herë të tretë merr pjesë në forumin ndërkombëtar “Paqe dhe sport”.

Ivanov ka vlerësuar se këto forume ndërkombëtare kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për problemet globale dhe sfidat dhe e ka theksuar nevojën nga e inovacionit dhe krijimtarisë në sport.

Иванов во Монако

Dhjetëvjetori i forumit ndërkombëtar “Paqe dhe sport” në Monako shënohet në praninë e rreth 500 përfaqësuesve nga shtete nga të gjitha kontinentet, nobelistë, njerëz nga sporti, nga politika, nga biznesi, sektori joqeveritar.

Tema e mbajtjes së sivjetshme jubilare të forumit është “Inovacione në sport në funksion të transformimit shoqëror”.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në forumin ndërkombëtar “Paqe dhe sport” presidenti Ivanov do të realizojë takim bilateral me princin e Monakos, Alberti i Dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP